Telegrafi

Barcelona dhe Roma interesohen për Ruganin

Foto: Goal.com

Duket se Daniele Rugani do të largohet përfundimisht nga Juventusi në këtë afat kalimtar veror.

Mbrojtësi italian thuhet se nuk është në planet e Maurizio Sarrit për sezonin e ri, andaj Zonja e Vjetër po mendon ta shesë atë.

Lojtari 25-vjeçar njihet shumë mirë me strategun e Bianconervë, pasi që të dy kishin qenë pjesë e Empolit, mirëpo tani do t’i ndajnë rrugët përsëri.

Sipas asaj që raporton Tuttosport, Barcelona dhe Roma janë të interesuar në transferimin e Ruganit nga Bianconerët.

Lexo po ashtu Roma kërkon Ruganin, alternativ është edhe Lovren

Giallorossët ka disa javë që po tentojnë transferimin e mbrojtësit italian, mirëpo ende nuk ka marrëveshje mes të tria palëve.

Blaugranasit së fundmi janë futur në garë për lojtari e talentuar, mirëpo romakët janë duke e udhëhequr garën aktualisht. /Telegrafi/