Telegrafi

Barcelona dhe Real Madridi i bashkohen garës për Sanchon

Barcelona dhe Real Madridi kanë hyrë në garë për të nënshkruar me yllin e shumëkërkuar të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho, këtë verë.

Sulmuesi anglez është njëri nga lojtarët më të kërkuar gjatë kësaj vere dhe për ta blerë atë duhet të paguhet një tarifë e konsiderueshme transferimi.

Klubet më të lidhura me të deri më tani kanë qenë ato angleze si Manchester Unitedi, Chelsea dhe Liverpooli.

Drejtori i përgjithshëm i Dortmundit, Hans-Joachim Watzke la të kuptojë në muajin mars se lojtari do të largohej nga klubi i Bundesligës.

“Edhe para shpërthimit të pandemisë coronavirus, ne thamë se dëshira jonë ishte që ai të qëndrojë, por në fund ju duhet të pranoni preferencën e lojtarit”, kishte thënë Watzke për Bild.

Megjithatë, rikthimi i tij në Ligën Premier nuk do të jetë i lehtë pasi prite të ketë konkurrencë të madhe nga klubet e mëdha nga La Liga.

Sipas gazetës gjermane Bild, garës për transferimin e Sanchos i janë bashkuar edhe Barcelona dhe Real Madridi.

Sancho ka shkëlqyer në klubin nga Bundesliga dhe ka shënuar 31 gola për ekipin e parë të Dortmundit, përfshirë 17 gola këtë sezon. /Telegrafi/