Victor Osimhen është sensacioni i kampionatit francez Ligue 1 këtë edicion.
Sulmuesi i talentuar nigerian iu bashkua skuadrës franceze Lille si zëvendësues i Nicolas Pepes që kaloi te Arsenali.
21-vjeçari është duke kaluar nëpër një formë fantastike, pasi ka arritur të shënojë 15 gola në 31 takime e duke shtuar edhe pesë asistime.
Falë formës së mirë, Osimhen ka zgjuar interesimin edhe të skuadrave të mëdha evropiane.
Mediumi francez Le10sport ka raportuar se dy gjigantët spanjoll, Barcelona dhe Real Madridi janë duke ndjekur lojtarin.
Besohet se dy skuadrat e mëdha spanjolle kanë dërguar agjentë të tyre për ta parë nga afër yllin e ri nigerian.
Lille e ka blerë yllin e saj të ri në verën e vitit 2019 për 12 milionë euro nga Charleroi, ndërsa vlera e tij tashti është shumë më e lartë.
Lille është gati ta shesë lojtarin e tyre për një shumë prej 60 milionë euro. /Telegrafi/