Klubi spanjoll Barcelona dhe ai francez Paris Saint-Germain janë duke menduar rreth një shkëmbimi të madh ku përfshihen Ousmane Dembele dhe Neymar.
Neymar u transferua në verën e vitit 2017 nga Barcelona te PSG për një shifër rekord botëror të transferimeve prej 222 milionë eurosh.
Megjithatë, thashethemet për të ardhmen e tij asnjëherë nuk janë ndalur dhe ylli brazilian është lidhur me një rikthim në Spanjë.
Real Madridi kishte shprehur interesim të madh disa herë, por edhe rikthimi te Barcelona ka qenë pjesë e thashethemeve.
Klubi katalunas po lidhet edhe tani me një rikthim në Camp Nou, ku ka fituar çdo trofe të mundshëm me Barçën.
Sipas mediumit Le10Sport, Barcelona dhe PSG kanë diskutuar një shkëmbim të mundshëm të Neymarit me Dembelen plus të holla.
PSG frikësohen se ata mund të detyrohen ta shesin Neymarin ose Kylian Mbappen në fund të sezonit në mënyrë që të përputhen me rregulloret financiare të Fair Play.
Kështu, Barcelona thuhet se është gati për të rikthyer yllin e tyre të mëparshëm dhe ta dërgojnë Dembele-in e talentuar por problematik në vendin e tij të origjinës për të luajtur për ish-trajnerin e, Thomas Tuchel. /Telegrafi/