Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Milani pas gjermanit Weigl

Dy skuadrat e mëdha evropiane, Barcelona dhe Milan janë futur në garë për futbollistin gjerman, Julian Weigl.

Talenti i madh gjerman ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Borussia Dortmundit.

E forma e mirë e tij ka bërë që ai të zë vend edhe në Kombëtaren e Gjermanisë dhe ta rrisë vlerën e tij.

Barcelona është duke e përcjellë që disa kohë lojtarin, ndërsa së fundmi në garë është futur edhe Milani.

Weigl ka rritur dukshëm vlerën e tij dhe tani kushton rreth 30 milionë euro.

21-vjeçari ka një kontratë afatgjate me Borussia Dortmundin dhe ajo skadon në vitin 2019. /Telegrafi/

Exit mobile version