Telegrafi

Barcelona dhe Milan në ‘luftë’ për mbrojtësin e PSG-së

Sipas gazetës franceze, L’Equipe, Milani dhe Barcelona janë të interesuar në shërbimet e mbrojtësit të Paris Saint-Germain, Serge Aurier.

Rossonerët mendojnë për një ofertë vetëm për sezonin e ardhshëm dhe për atë janë të shqetësuar, pasi janë ende në pritje të ardhjes së pronarëve kinezë.

Në anën tjetër, Barcelona janë të përgatitur për të bërë ofertë për shërbimet e tij qysh në afatin kalimtar të janarit, përcjell Telegrafi.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Transferimeve

Reprezentuesi nga Bregu i Fildishtë është njëri nga më të dalluarit te kampionat e shumëfishtë francez që nga transferimi i tij në korrik të vitit 2014 nga Toulouse për 10 milionë euro.

Në këtë sezon, Aurier ka bërë 16 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me katër asistime, ndërsa çmimi i tij besohet të jetë rreth 15 milionë euro. /Telegrafi/