Fëmija afgan, Murteza Ahmadi, i cili u shfaq në rrjetet sociale me një fanellë të improvizuar të Lionel Messit, ka qenë ndër lajmet kryesore të ditëve të fundit në mediat botërore.
Afgani i vogël në pamundësi për të pasur një fanellë të idhullit të tij argjentinas, mbante veshur një fanellë të bërë me një qese plastike, në të cilën shkruhej numri dhe emri i Lionel Messit, të cilën ia kishte punuar babai.
Kjo histori u përhap shumë shpejtë në të gjitha mediat, të cilat kishin gjetur vendin ku ndodhej Murteza, i cili edhe ka zbuluar dëshirën që një ditë të takoi Lionel Messin dhe të bëhet pikërisht si ai, transmeton Zëri.
Kjo ngjarje ka prekur Lionel Messin dhe skuadrën e Barcelonës, të cilët i kanë shkruar email Federatës së Futbollit në Afganistan, duke iu kërkuar ndihmë për organizmin e një takimi me Murteza Ahmadi.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i federatës afgane të futbollit.
“Federata e Futbollit të Afganistanit ka marrë email nga Lionel Messi dhe Barcelona për mundësinë e organizimit të një takimi me fëmijën”, ka thënë zëdhënësi i kësaj federate, Syed AliKazemi. AliKazemi ka shtuar se takimi është organizuar, dhe se ëndrra e fëmijës do të bëhet realitet.
LEXO PO ASHTU: Kjo është ëndrra dhe historia prekëse e djaloshit me fanellë të najlonit (Foto/Video)
The mystery of a boy pictured wearing a homemade Lionel Messi football shirt – improvised from a blue and white striped plastic bag – has finally been solved.
Posted by The Telegraph on Saturday, 30 January 2016