Telegrafi

Barcelona dhe Juventusi përgatisin shkëmbimin e disa lojtarëve

Jo vetëm Miralem Pjanic dhe Arthur Melo, pasi sipas Tuttosport, Juventus dhe Barcelona – po përgatitin disa shkëbime mes tyre.

Kjo do të bëhet pas vështirësive ekonomike të krijuara nga pandemia e coronavirusit dhe nevojës për të pas më shumë para.

Klubet do të mundohen që të ofrojnë sa më shumë lojtarë që i përshtatet nevojave të trajnerëve Maurizio Sarri dhe Qique Setien, por në stilin NBA, ku do të përforen më shumë shkëmbimet.

Matia De Sciglio, Cristian Romero dhe Daniele Rugan, janë në njërën anë, ndërsa Nelson Semedo dhe Todibo, në anën tjetër.

Këta janë emrat në tryezë dhe që të gjithë mund të bien dakord për ndryshim ambienti.

Aktualisht transferimi që po flitet më shumë është ai i Miralem Pjanicit te Blaugranat në shkëmbim me Arthur Melon.

Sa i përket shkëmbimeve tjera kokë më kokë, flitet edhe për një të tillë mes De Sciglio dhe Semedo.

Todibo në anën tjetër pëlqehet nga Sarri dhe ai mund të vijë në këmbim me Romeron, mbrojtësi argjentinas që është në huazim te Genoa. /Telegrafi/