Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Juventus po bisedojnë për ta zgjidhur çështjen e Miralem Pjanic

Miralem Pjanic do të largohet nga Barcelona pas vetëm një viti qëndrim në Camp Nou.

Në fakt aventura e boshnjakut te gjiganti katalunas ka qenë e dështuar, pasi që nuk ka arritur të zë vend në formacionin bazë.

Për më tepër, Pjanic nuk ka shënuar asnjë gol dhe nuk ka asistuar në asnjë tjetër gjatë edicionit të parë në Camp Nou.

Katalunasit janë duke kërkuar largimin e lojtarit, por ende nuk ka oferta serioze.

Juventus është skuadra më e interesuar dhe janë në bisedime me Barcelonën për të gjetur një marrëveshje.

Drejtuesit e Barcelonës janë gati ta japin huazim për dy vite boshnjakun te Juventusi, por vetëm nëse italianët e marrin përsipër pagën e lojtarit.

Gjithsesi java e ardhshme duket se do të jetë vendimtare për të ardhmen e boshnjakut. /Telegrafi/

Exit mobile version