Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Interi takim për afatin kalimtar veror, diskutohet për dy mesfushorët

Barcelona dhe Interi do të takohen për të diskutuar një shkëmbim të mundshëm mes Franck Kessie dhe Marcelo Brozovic.

Të dyja klubet ishin pranë marrëveshjes në muajin janar, por duket se drejtuesit nuk e kanë lënë planin pas dore.

Pas ndeshjes ndaj Benficas në Lisbonë, Piero Ausilio ka fluturuar menjëherë drejt Barcelonës, për t’u takuar me homologun e tij Mateu Alemany.

Mediat spanjolle raportojnë se temë e bisedës ka qenë pikërisht shkëmbimi Kessie-Brozovic, që do të ndihmonte të dy klubet të regjistronin një plusvalencë mjaft të rëndësishme.

Mesfushori kroat nuk është më i pazëvendësueshëm te zikaltrit, pasi trajneri Simone Inzaghi preferon më shumë turkun Hakan Calhanoglu.

Nga ana tjetër, Kessie nuk po arrin të luajë si startues, pasi Xavi e sheh pas Pedrit e Gavit në hierarkinë e mesfushës.

Si Kessie, ashtu edhe Brozovic peshojnë gati zero në bilancet e klubeve përkatëse, ndaj çdo shifër e regjistruar në shkëmbimin mes tyre, do të ishte plusvalencë për Interin e Barcelonën. /Telegrafi/

Exit mobile version