Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Girona po diskutojnë një marrëveshje të madhe – katër lojtarë pjesë e saj

Verën e kaluar, Barcelona dhe Girona arritën marrëveshje për katër lojtarë, me Oriol Romeun dhe Pau Victor (huazim) që u transferuan në “Estadi Olimpic”, dhe Eric Garcia dhe Pablo Torre (huazim) që u transferuan në “Montilivi”.

Sipas Mundo Deportivo, negociatat tashmë kanë filluar mes dy klubeve dhe pika kyçe e temës do të jetë interesimi i Gironas për të nënshkruar me Romeun dhe Garcian, teksa ata do të ishin të interesuar gjitashtu që të zgjasin huazimin e Torres edhe për një sezon, që do të përfshinte në fund opsionin për blerjen përfundimtare të tij.

Romeu me shumë mundësi do të largohet nga Barcelona këtë verë, ndërsa Girona dëshiron që ai të rikthehet në ekip për sezonin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve, veçanërisht pasi Aleix Garcia duket se do t’i bashkohet Bayer Leverkusenit.

Lexo po ashtu Rivaliteti anash, Barcelona uron Real Madridin për triumfin në Ligën e Kampionëve

Garcia do të ishte i lumtur që të luante edhe një sezon tjetër për ekipin e Michel Sanchez, ani pse ai do të duhet të presë për të parë se cilat janë planet e Hansi Flickut tek Barcelona, para se të arrijë në një përfundim definitiv.

Barcelona po ashtu në anën tjetër dëshiron të nënshkruajë me Victor në mënyrë të përhershme, pasi ai ka impresionuar me paraqitjet e tij për Barca Atletic.

Për këtë arsye, një mundësi e shkëmbimit të lojtarëve është më se e mundshme, duke përfshirë edhe tre lojtarët e lartpërmendur./Telegrafi/

Exit mobile version