Telegrafi

Barcelona dhe Chelsea pas talentit të Leverkusenit

Sulmuesi i talentuar i Bayer Leverkusen, Leon Bailey është duke shkëlqyer me fanellën e klubit gjerman.

Anësori këmbëshpejtë e ka nisur mjaftë mirë këtë edicion, ku në 13 ndeshje ka realizuar pesë gola dhe ka dhuruar katër asistime.

Kjo ka bërë që në zyrat e klubit gjerman të vijnë oferta të rëndësishme për të.

20-vjeçari nga Xhamajka iu bashkua Leverkusenit një vit më parë për rreth 14 milionë euro nga skuadra belge Genk.

Ndërsa tani Barcelona dhe Chelsea janë duke u interesuar për transferimin e tij.

Sipas medieve gjermane, Leverkusen e vlerëson yllin e tyre rreth 45 milionë euro.

Mbetet të shihet se cila nga dy skuadrat e lartpërmendura do të arrijnë të fitojnë duelin për sulmuesi këmbëshpejtë.

Kujtojmë që Bailey ka një kontratë të vlefshme me Leverkusenin deri në qershor të vitit 2022. /Telegrafi/