Sipas Indepedent, Barcelona dhe Atletico Madrid janë të gatshëm për të luftuar në garë për sigurimin e shërbimeve të sulmuesit të Chelseat, Diego Costa.
Blaugranët janë duke vëzhguar situatën e Costas në Chelsea, me sulmuesin që ka mbetur jashtë skuadrës për përballjen ndaj Leicester Cityt të shtunën, pas një mosmarrëveshje me menaxherin Antonio Conte.
Edhe Atletico Madrid, që u përpoqën të nënshkruajnë me Costan verën e kaluar para se të blejnë përfundimisht Kevin Gameiro, po mendojnë të lëvizin për Costas si një zëvendësim të mundshëm të Antoine Griezmann, i cili po lidhet me Manchester Unitedin.
Ky raport pohon se Atletico i janë nënshtruar humbjes së Griezmannit për një tarifë prej rreth 100 milionë funte në fund të sezonit aktual.
Megjithatë, çmimi i Costas nuk është edhe i arsyeshëm, pasi nëse skuadrat duan shërbimet e tij duhet të paguajnë rreth 50-60 milionë euro. /Telegrafi/