Alessio Romagnoli ka përfunduar në radarin e dy klubeve të mëdha nga La Liga, Barcelona dhe Atletico Madridi.
Mbrojtësi 24-vjeçar ka luajtur çdo të Serie A këtë sezon për Milanin dhe me paraqitjet e tij të mira ka tërhequr vëmendjen e klube të mëdha evropiane.
Forma e tij e lartë nuk ka lënë pa u vënë re nga gjigantët spanjollë, të cilët e duan në klubin e tyre.
Sipas mediumit italian Calciomercato, Barcelona dhe Atletico Madrid janë duke e ndjekur kapitenin e Milanit, Alessio Romagnoli.
Por, Rossonerët nuk dëshirojnë ta lënë lojtarin të shkojë dhe shpresojnë ta lidhin atë me një marrëveshje të re.
Romagnoli edhe në të kaluarën ka qenë i lidhur me një kalim në Camp Nou, por një transferim nuk u materializua asnjëherë. /Telegrafi/