Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Atletico Madrid ‘firmosin paqen’ për Griezmannin – katalunasve iu kushton 15 milionë euro, por fitojnë të drejta për negocim me pesë lojtarë

Antoine Griezmann e Josep Maria Bartomeu . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Barcelona dhe Atletico Madrid thuhet se kanë bërë një marrëveshje paqeje për çështjen e Antoine Griezmann.

Barcelona u gjobit me 300 euro për fillimin e bisedimeve me Griezmann përpara se klauzola e lirimit të tij të ishte ulur nga 200 milionë euro në 120 milionë euro.

Sipas El Mundo, marrëveshja e bërë e detyron Barcelonën që të paguajë te Atletico plot 15 milionë euro, por e fiton të drejtën për të negociuar për pesë lojtarë të madrilenëve.

Në këtë mes përfshihen edhe emra e Saul dhe Jose Gimenez.

Këto të drejta nuk janë detyrim për të blerë, por i japin mundësinë Barcelonës ta barazojnë çdo ofertë që Atletico e merr për ata lojtarë. /Telegrafi/

Exit mobile version