Barcelona dhe Atletico Madridi janë duke biseduar rreth një marrëveshje për transferimin e Antoine Griezmann në Camp Nou.
Ylli francez është njëri nga më të preferuarit e klubit katalunas dhe ka disa afate kalimtare që po tentojnë transferimin e tij.
Megjithatë, në këtë afat të verës thuhet se një transferim pritet të ndodh sipas të gjitha gjasave.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, Barcelona dhe Atletico Madridi u takuan javën e kaluar për të diskutuar transferimin e Griezmann.
Klauzola e lirimit të francezit bie nga 200 milionë euro në 120 milionë euro më 1 korrik dhe transferimi është i pashmangshëm.
Ky medium shton se nuk përjashtohet ndonjë futje e një lojtari në këtë marrëveshje për të ulur çmimin. /Telegrafi/