Site icon Telegrafi

Barcelona dhe Arsenali në garë të ashpër për shërbimet e Gundogan

(Foto: Twitter/Manchester City)

Ilkay Gundogan ka gjasa të mëdha që të largohet nga Manchester City në këtë verë, raporton Fabrizio Romano.

Mesfushori gjerman thuhet se është në bisedime me Citizens rreth të ardhmes, mirëpo ai ka më shumë gjasa që të largohet.

Gundogan duket se do të jetë në listën e shitjeve, andaj kjo ka alarmuar shumë klube evropiane.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Ilkay Gundogan

Në mesin e skuadrave të mëdha që i duan shërbimet e tij janë edhe Barcelona e Arsenali.

Katalunasit dhe The Gunners kanë nevojë të madhe për përforcime në mesfushë, andaj Gundogan është një lojtar që ata e duan.

City do të jetë i gatshëm ta shesë atë për 40 milionë euro, por që mbetet akordi me lojtarin se kush ofron kontratë më të majme. /Telegrafi/

Exit mobile version