Telegrafi

Barcelona dëshiron transferimin e Wagues

Moussa Wague (Getty Images)

Barcelona po punon për një marrëveshje nënshkrimi me belgët e Eupenit për mbrojtësin senegalez Moussa Wague, raporton El Mundo Deportivo.

19-vjeçari luajti ndeshje të mëdha për kombëtaren tij në Kupën e Botës këtë verë në Rusi dhe gjeti rrjetën në fazën grupore në barazimin 2-2 me Japoninë.

Sipas Mundo Desportivos, Barça dëshiron të shtyjë Sergi Roberon në një rol qendror të mesfushorit dhe të transferojë Waguen për krahun e djathtë.

Lexo po ashtu Japonia dhe Senegali ndahen baras

Mbrojtësi senegalez shihet si lojtar potencial për të sfiduar Nelson Semedon për një vend titullari në skuadër për krahun e djathtë.

Menaxheri i përgjithshëm i klubit Pep Segura dhe drejtori sportiv Eric Abidal po punojnë për marrëveshjen që do të sjellë mbrojtësin senegalez në Camp Nou këtë verë.

Wague shihet si mbrojtës me të ardhme të ndritur (Getty Images)

Wague u bashkua me klubin belg Eupen sezonin e kaluar nga Akademia Aspire e Katarit dhe ka bërë gjithsej 52 paraqitje profesionale për klubin dhe vendin.

Raporti deklaron se plani do të ishte fillimisht për të vënë mbrojtësin në ekipin e Barça B përpara se të sfidonte për një vend në ekipin e parë. /Telegrafi/