Barcelona është e interesuar të përforcojë edhe më shumë skuadrën dhe tashmë ka etiketuar dy goditje të mëdha.
Klubi katalunas po e përjeton një sezon jo të mirë dhe pas zgjedhjeve presidenciale pritet të bëhen shumë ndryshime në skuadër.
Disa nga objektivat e verës tashmë janë etiketuar nga drejtuesit dhe gjatë verës pritet të zyrtarizohen me blerjen e tyre.
Sipas gazetës Mundo Deportivo, Barcelona dëshiron të transferojë Sergio Agueron dhe David Alaban si lojtar të lirë.
Sulmuesi i Manchester Cityt dhe një mbrojtësi i Bayern Munichut janë afër skadimit të kontratave të tyre përkatëse dhe do të bëhen të disponueshëm gjatë verës.
Aguero mund të mbetet te City pas ka bisedime për rinovimin e kontratës, ndërsa Alaba pëlqehet shumë edhe nga Real Madridi. /Telegrafi/