Telegrafi

Barcelona dëshiron t’ia rrëmbej Realit talentin e tyre

Barcelona është në kontakt me agjentët për mbrojtësin e talentuar të Real Madridit, Achraf Hakimi.

Mbrojtësi, i cili u paraqit në fitoren e Realit në Getafe të shtunën, bëhet futbollistë i lirë në verën e ardhshme.

Kjo pasi kontrata e tij me Mbretërit skadon pikërisht në verës e vitit 2018 dhe kjo ka bërë shumë ekipe të mëdha të vihen pas tij.

Hakimi po e zëvendëson për mrekulli Carvajalin

Mediat spanjolle theksojnë se janë rivalët e mëdhenj të Realit, Barcelona, të cilët duan t’ia rrëmbejnë Mbretërve talentin e tyre.

Sipas Ok Journal, gjiganti katalunas ka qenë në kontakt me qëllim që Achraf të largohet nga Madridi në një lëvizje falas vitin e ardhshëm.

Lexo po ashtu Real Madridi nuk mendon që të blejë zëvendësues për Carvajalin

Drejtuesit e Realit janë të vetëdijshëm për qasjen e Barcelonës dhe ka lëvizur për të hapur bisedime të reja me përfaqësuesit e mbrojtësit.

Reali tani janë duke i ofruar Achrafit një zgjatje tre-vjeçare të kontratës deri në vitin 2021 dhe po e shtyjnë atë të nënshkruajë përpara Krishtlindjeve. /Telegrafi/