Site icon Telegrafi

Barcelona dëshiron t’i ulë shpenzimet, ia ofron Milanit brazilianin Coutinho

Barcelona është duke kaluar nëpër një krizë të madhe financiare në vitet e fundit.

Katalunasit janë duke kërkuar t’i ulin shpenzimet e pagave dhe disa nga lojtarët më të paguar pritet të largohen gjatë verës.

Samuel Umtiti dhe Miralem Pjanic pritet të lihen të lirë, pasi dyshja janë ndër më të paguarit në klub, me francezin që fiton 12 milionë dhe boshnjakun tetë milionë të tjera në sezon.

Rrugën e dy lojtarëve të lartpërmendur pritet ta ndjek edhe braziliani Philippe Coutinho, i cili sezonin e fundit kaloi më shumë kohë si i lënduar se sa në fushë.

29-vjeçari ka një pagë prej 8,5 milionë eurove në sezon dhe Barcelona kërkon të shpëtojë nga ajo.

Katalunasit ia kanë ofruar Milanit brazilianin si huazim një vjeçar me Rossonerët që do ta kenë të drejtën e blerjes.

Daily Mail ka raportuar se drejtuesit e dy klubeve janë në bisedime për tu finalizuar kjo marrëveshje dhe Milani e pëlqen brazilianin i cili do të ishte zëvendësues i Hakan Calhanoglus që është larguar në drejtim të Interit.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse do të ketë një marrëveshje huazimi, apo Coutinho do të shitet përfundimisht me Leicester Cityn që mbetet skuadra më e interesuar për të. /Telegrafi/

Exit mobile version