Telegrafi

Barcelona dëshiron t’i bëjë nder Valencias pas transferimit të Gomesit

Martin Montoya dhe Cristian Tello pritet të shkojnë në Valencia, pasi mesfushori Andre Gomes iu bashkua Barcelonës.

Sipas asaj që raporton gazeta Sport, Montoya është një prioritet i drejtorit sportiv të Los Che, Jesus Garcia Pitarch.

Edhe sulmuesi këmbëshpejt, Christian Tello mund të shkojë në Valencia, pasi skuadra e madhe spanjolle po dobësohet në këtë pozitë.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gomes lojtar i Barcelonës

Kjo pasi Alvaro Negredo, Pablo Piatti dhe Rodrigo De Paul të gjithë do të largohen, teksa kanë humbur edhe Sofiane Feghouli si transferim i lirë.

Luis Enrique ka bërë të qartë se ai nuk llogaritet në dyshen, Montoya dhe Tello për sezonin e ardhshëm, ku edhe iu tha fillimisht se nuk kanë nevojë t’i bashkohen trajnimit para-sezon deri më 8 gusht, por u shfaqën këtë javë për ditën e parë të përgatitjeve. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Transferimet