Site icon Telegrafi

Barcelona dëshiron të realizojë transferimin, por nuk do të paguajë klauzolën e Lautaros

Barcelona nuk do të paguajë klauzolën e Lautaro Martinezit prej 111 milionë euro që aktivizohet më 1 korrik.

Blaugranasit ka kohë që lidhen me transferimin e sulmuesit argjentinas, mirëpo Mundo Deportivo raporton se ata nuk mund të rrisin aktualisht fondet e tyre.

Shkaku i coronavirusit, kamponi i La Liga-s është në një krizë financiare dhe gjigantët katalunas nuk mund të paguajnë një shumë mbi 100 milionë euro për 22-vjeçarin.

Barcelona mund të ofrojë një lojtar dhe një shumë të parave, për të realizuar transferimin e Lautaros.

Lexo po ashtu Jo vetëm Lautaron, Barcelona synon t’ia rrëmbejë një tjetër yll Interit

Arturo Vidal qëndron ende si i pëlqyeri i Antonio Contes dhe skuadra nga liga spanjolle mund të përdor atë dhe një shumë të parave për të marrë shërbimet e argjentinasit.

Është raportuar se Interi e dëshirone dhe transferimin e Arthur Melos, por Quique Setien refuzon të shesë ish-anëtarin e Gremios. /Telegrafi/

Exit mobile version