Telegrafi

Barcelona dëshiron të gjej blerës për Arda Turanin

Arda Turan (Foto: Octavio Passos/Getty Images/Guliver)

Barcelona po bënë të pamundurën ta shesë Arda Turanin nga klubi këtë verë.

Sipas gazetës spanjolle Sport, kontrata e yllit turk skadon në vitin 2020, data kur marrëveshja e tij e huazimit përfundon me Basaksehirin.

Por, Barcelona dëshiron ta shesë Turanin para kësaj kohe, në mënyrë që të mbledh pak të ardhura për ‘transferimin e dështuar’.

Lexo po ashtu Dënim rekord për Arda Turanin, federata turke e dënon me 16 ndeshje mos lojë

Turan pas sulmit të një gjyqtari në Turqi mori dënim nga gjykata duke mos luajtur për 16 ndeshje dhe shitja e tij do të jetë e vështirë.

Ai u huazua në Basaksehir në janar të vitit 2018 për tre sezone e gjysmë.

Kishte një klauzolë me marrëveshjen e cila i lejon Barcelonës ta përfundojë atë huazim më herët, nëse do të bënin një transferim të përhershëm dhe këtë po synon klubi katalunas. /Telegrafi/