Telegrafi

Barcelona dëshiron mbrojtësin italian

Pas largimit të Dani Alvesit, Barcelona është në kërkim të një mbrojtësi të djajthtë.

Largimi i mbrojtësit brazilian ka krijuar shumë zbrazëti te gjiganti katalunas, kështu duan të afrojnë një mbrojtës të mirë për pozitën e djathtë.

Sipas Daily Star, Barcelona duan të sjellin në Camp Nou, mbrojtësin e Manchester Unitedit, Matteo Darmian.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Gjiganti katalunas janë përgatitur për të paguar plot 16 milionë funte për mbrojtësin italian.

Për Matteo Darmian interesim ka shprehur edhe skuadra italiane, Inter. /Telegrafi/