Klubi i madh katalunas, Barcelona po planifikon bastisje të dyfishtë në sulm me dëshirat e tyre të njohura tashmë, Neymar dhe Antoine Griezmann.
Katalunasit janë në treg për të përforcuar edhe më shumë skuadrën për sezonin e ri, pasi synojnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve pas dështimit këtë sezon.
Klubi nga Camp Nou gjatë muajve të fundit është lidhur me shumë emra të ndryshëm, ku favoritet thuhet se ishin ylli i Paris Saint-Germain, Neymar dhe ai i Atletico Madridit, Griezmann.
Mediat kishin sugjeruar se kampionët e La Ligas do të kërkonin të sillnin njëri nga këta dy yje në këtë verë, por tani thuhet se ata mund të kapin të dy.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona është e gatshme të transferojë të dy, Neymarin dhe Griezmannin këtë verë.
Për francezin mendohet se është arritur marrëveshje për pagimin e kluazolës prej 120 milionë në korrik, ndërsa braziliani do t’ju kushtonte së paku 200 milionë euro.
Financimi i këtyre dy blerjeve të mëdha do të bëhej i mundur nga shitja e disa nga lojtarët si Ivan Rakitic, Samuel Umtiti, Philippe Coutino dhe Jasper Cillessen. /Telegrafi/