Site icon Telegrafi

Barcelona dërgon agjentë për ta parë nga afër mbrojtësin De Ligt  

Barcelona do të dërgojë skautë në Holandë gjatë të premtes për të parë nga afër mbrojtësin e Ajaxit, Matthijs De Ligt.

18-vjeçari holandez është përfshirë në skuadrën e Ronald Koeman për t’u përballur me Anglinë dhe Portugalinë.

Blaugranët e shohin De Ligt si një zëvendësim afatgjatë për Thomas Vermaelan, i cili pritet të largohet gjatë verës.

Lexo po ashtu Barça mendon revolucionin, kërkohen katër lojtarë të Ajaxit  

Por, gjigantët katalanas nuk janë klubi i vetëm i interesuar për qendrën e talentuar dhe pritet të kenë konkurrencë të fortë.

De Ligt gjatë një dueli me Marcus Rashford në finale të Ligës së Evropës (Getty Images)

Skuadra e mëdha angleze, Manchester City, Manchester Unitedi dhe Arsenali gjithashtu kanë mbajtur shënime për progresin e tij.

Lexo po ashtu De Ligt është mbrojtësi i së ardhmes, holandezi kërkohet nga skuadrat më të mëdha evropiane

De Ligt llogaritet si njëri nga talentet më premtues të viteve të fundit dhe bëri debutimin e tij me Holandën si një 17 vjeçar vitin e kaluar.

Mbrojtësi shtatlartë gjithashtu është pjesë kryesore në formacionin titullar të Ajaxit. /Telegrafi/

Exit mobile version