Barcelona njoftohet se ka rënë dakord me anësorin francez të Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele.
Sipas gazetës franceze L’Equipe, ekziston ‘një marrëveshje e plotë’ ndërmjet kampit të Barçës dhe Dembelës mbi një kontratë afatgjate.
Katalanasit tani duhet të negociojnë çmimin me Dortmundin dhe gazeta thotë se këto të fundit kanë ardhur në afërsisht 100 milionë euro.
20-vjeçari ishte i lidhur me katalanasit verën e kaluar, kur ende ishte një lojtar i skuadrës franceze, Stade Rennais, por zgjodhi të bashkohej me BVB.
Megjithatë, vendimi i tij pagoi dividentët, pasi francezi arriti të shënoi 10 gola dhe asistoi 22 herë gjatë sezonit 2016-17.
Dembele do të shkonte në një farë mënyre drejt zëvendësimit të Neymarit, i cili së fundmi u bashkua me Paris Saint-Germain për shumën rekorde prej 222 milionë eurosh. /Telegrafi/