Mesfushori kroat, Ivan Rakitic pritet të largohet përfundimisht nga Barcelona në verë.
Rakitic ka qenë njëri nga lojtarët kryesor të Barcelonës që nga transferimi i tij nga Sevilla, duke fituar shumë trofe vendor dhe Ligën e Kampionëvë më 2015.
Megjithatë, koha e tij në Camp Nou duket se ka përfunduar dhe Barcelona që nga vera e 2019 është duke tentuar shitjen e tij.
Tani drejtuesit e klubit katalunas kanë vendosur ta largojnë kroatin për çmimin e duhur, duke tentuar t’i joshin klubet e interesuara.
Sipas gazetës katalunase Sport, Barcelona do të dëgjojë vetëm ofertat që sillen rreth 20 milionë euro për Rakiticin këtë verë.
32-vjeçari pëlqehet shumë nga klubet e mëdha italiane, Interi dhe Juventusi, ndërsa edhe një rikthim te Sevilla është i mundur. /Telegrafi/