Barcelona ia ka mbyllur dyert skuadrave të interesuara për Ousmane Dembele, pasi sipas tyre talenti francez nuk është në shitje.
Arsenali ishte i lidhur me francezin para se të kalonte afati i Ligës Premier, pasi Demebele pëlqehej edhe nga koha e Arsene Wengerit.
Edhe skuadra e madhe franceze, Paris Saint-Germain, e pëlqen shumë lojtarin dhe besohet të jetë ende në gjueti.
Megjithatë, Barcelona nuk është e bindur që ta lejojë largimin e sulmuesit të talentuar francez dhe tashmë i ka mbyllur dyert për të.
Sipas mediumit ESPN FC, klubi katalunas ka thënë se Dembele nuk është në shitje.
Barcelona nuk do të lejoj asnjë transferim të tij larg Camp Nout gjatë afatit kalimtar të verës.
Kështu, Dembele pritet të luaj sezonin e dytë te Barcelona dhe të provoj kartat e tij, pasi në të parin nuk arriti t’i tregojë gjithë vlerat.
Pengesë për të u bënë edhe lëndimet që e lanë kohë të gjatë jashtë fushave të blerta. /Telegrafi/