Barcelona beson se Manchester United ka zhvilluar bisedime të fshehta me agjentët e Lionel Messit.
Kjo gjë vije pas faksit shokues që 33-vjeçari ia dërgoi Barcelonës në zyret e klubit, duke i kërkuar largimin në këtë verë.
Për skuadrës katalunase ishte një sezon dështues, pasi gjatë atij procesi shkarkuar dy trajnerë.
Ernesto Valverde u shkarkuar në fillim të vitit, për t’u zëvendësuar nga Quique Setien, që u turpëruar nga Bayern Munichu në Ligën e Kampionëve me rezultat 8-2.
Ronald Koeman është emëruar së fundmi trajner i ri dhe i ka thënë Messit se privilegjet e tij në klub i kanë përfunduar.
Kjo gjë ka bërë që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë të kërkojë largimin nga Camp Nou pas 20 vitesh qëndrimi.
Në tollovinë e krijuar te Barcelona, Unitedi është nxituar dhe katalunasit besojnë se ata janë në kontakte me agjentët e lojtarit.
Djajtë e Kuq besohet se janë klubi i fundit që janë futur në garë për transferimin e Messit, raporton AS.
Në garë për transferimin argjentinasit është edhe Paris Saint-Germain, Inter dhe rivali lokal i Unitedit, Manchester City. /Telegrafi/