Pasi po hasin në vështirësi për transferimin e Marco Verrattit, Barcelona ka ndërruar objektiv.
Kampioni i shumëfishtë i Spanjës, së fundmi është duke u interesuar për yllin e Interit, Geofrey Kondogbia.
Trajneri Ernesto Valverde e pëlqen shumë lojën e francezit dhe ka kërkuar nga klubi transferimin e tij pasi Verratti duket i pa arritshëm.
Barcelona u interesuar edhe për brazilianin Paulinho, por kinezët nuk duan ta shesin dhe ka një klauzolë largimi prej 35 milionë funteve.
Kësisoj Kondogbia mbetet zgjedhja e tretë tani për Barcelonën që po mendon t’i fillojë bisedimet me Interin.
Besohet se katalunasit do të ofrojnë rreth 25 milionë euro për ta transferuar në ‘Camp Nou’ ish-anëtarin e Monacos. /Telegrafi/