Pierre-Emerick Aubameyang duket se do të përfundojë te Barcelona.
Sulmuesi afrikan ka prishur marrëdhëniet me trajnerin Mikel Arteta i cili i ka bërë të qartë se nuk do të luaj më nën urdhrat e tij.
Duket se garën për gabonezin e ka fituar Barcelona me skuadrat si Juventus, Milan, Lyon e PSG.
Gazetari i The Athletic, David Ornstein ka raportuar se gjithçka është duke shkuar drejt zyrtarizimi i cili mund të ndodhë në 24 orët e ardhshme.
Bëhet fjalë për një huazim të gabonezit për gjashtë muaj, por pa specifikuar nëse Barcelona do ta ketë të drejtën e blerjes në verën e këtij viti.
Katalunasit mund ta regjistrojnë lojtarin edhe pa shitjen e Ousmane Dembeles e cila gjithashtu pritet të ndodhë gjatë orëve të ardhshme.
32-vjeçari pritet të formojë treshen e sulmit te Barcelona së bahsku me Ferran Torres dhe Adama Traore.
Me transferimin e Aubameyang (mungon vetëm zyrtarizimi), Barcelona do ta ndërrojë tërësisht treshen e sulmit në gjysmë sezon, pasi në fillim të edicionin 2021/22 kishin treshen Dembele, Fati e Depay. /Telegrafi/
🚨 Barcelona are close to reaching an agreement with Arsenal for the loan of Pierre-Emerick Aubameyang.
The transfer is possible without the departure of Ousmane Dembélé.
(Source: @David_Ornstein)
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) January 30, 2022