Telegrafi

Barcelona asnjëherë në histori nuk ka pasur diferencë më të madhe me Real Madridin

Me 87 pikë të tubuara Barcelona e ka mbyllur La Ligan si kampion, dukë lënë pas Atletico Madridin dhe Real Madridin.

Por ajo që bie në sy është diferenca e madhe, apo më e madhja ndonjëherë në mes tyre dhe rivalëve të përjetshëm Real Madridit.

Me pikën e fituar në Eibar, te besuarit e Ernesto Valverde e mbyllën 19 pikë përpara Los Blancos dhe 11 përpara Atletico Madridit të dytë .

Barcelona (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Kyjo diferencë në mes të dy ekipeve nuk ka qenë kurrë aq e madhe në të gjitha kohrat e LaLiga, pasi më e madhja ishte regjistruar vitin e shkuar me 17 pikë.

Lexo po ashtu Stadiumi i Real Madridit më i vizituari në botë, i Barcelonës në vendin e gjashtë

Supermacia e Barcelons u vërejt këtë sezon, pasi që ata kanë qenë në krye të kampionatit për 35 javë nga 38.

Barcelona (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

Sevilla dhe Real Madridi e kishin shijuar vendin e parë për pak kohë. /Telegrafi/