Barcelona ka arritur të shënojë fitore me rezultat 3-0 ndaj Liverpoolit në gjysmëfinalen e parë të zhvilluar në ‘Camp Nou’
Luis Suarez e shënoi golin e parë të ndeshjes që foli të jetë goli i 500-të për Barcelonën në Ligën e Kampionëve, prej se ky format zhvillohet nga viti 1992.
Real Madridi është i vetmi klubi që ka shënuar më shumë, pasi e ka gjetur potin plot 551 herë.
Bayern Munich është i treti me 457 gola të shënuar.
Barcelonës iu deshën 247 ndeshje që ta arrijë këtë shifër, ndërsa kanë 1,095 gola në garat evropiane në të gjithë historinë.
Lionel Messi ka arritur të shënojë 110 gola nga këto 500 të Barcelonës. /Telegrafi/