Mediat spanjolle kanë zbuluar se Barcelona ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale me të rebeluarin e Arsenalit, Mesut Ozil.
Ozil, i cili mbetet jashtë kontratës në muajin qershor të 2018 është bërë cak i shumë skuadrave të mëdha evropiane që duan shërbimet e tij.
Megjithatë, mesfushori gjerman ka mbajtur mendjen e tij në bisedime me Barcelonën për disa javë rresht rreth një kthimi gjatë janarit në Spanjë.
Sipas mediumit spanjoll Catalunya Radio, përmes gazetares së tyre Quique Guasch, raportojnë se Barça ka arritur marrëveshje rreth kushteve personale me reprezentuesin e Gjermanisë.
Barça thuhet se ka rënë dakord për një kontratë tre-vjeçare me Ozilin dhe tani janë të gatshëm të marrin atë nga Arsenali për një çmim të arsyeshëm.
Gjiganti spanjoll beson se mund të nënshkruajnë transferimin e tij nga Emirates për një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro pasi që është në vitin e fundit të kontratës.
Katalanasit kanë shtyrë shumë për Ozilin, pasi ai nuk është i lidhur me garat evropiane dhe do mund të luante për Barcelonën në Ligën e Kampionëve nga faza e eliminimit direkt.
Marrëveshja e Barçës me Ozilin thuhet se do t’i japë fund edhe ndjekjes së brazilianit Philippe Coutinho, ku Liverpooli kërkonte së paku 150 milionë euro për të shitur atë në janar. /Telegrafi/