Telegrafi

Barcelona afër transferimit të Mignolet

Liverpooli sapo ka thyer një rekord në histori të transferimeve.

Gjiganti anglez ka transferuar portierin brazilian Alisson Becker për shumën e 75 milionë eurove.

Kësisoj tani The Reds kanë në radhët e veta tre portierë të klasit të parë, si Alisson, Loris Karius dhe Simon Mignolet.

Por belgu pritet të largohet nga Liverpooli gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Portieri belg nuk pranon të jetë zgjedhja e tretë dhe ka kërkuar nga klubi ta lejojnë largimin e tij.

Është skuadra e madhe spanjolle, Barcelona që ka zgjuar interesimin për transferimin e Mignolet.

(Getty Images)

Barcelona pritet të mbetet pa holandezin Jasper Cillessen dhe e sheh belgun si zëvendësim të tij.

Katalunasit janë të gatshëm të paguajnë rreth tetë milionë euro për transferimin e Mignoletit në Camp Nou.

30-vjeçari do të jetë portieri rezervë i Barcelonës pas gjermanit Marc Andre Ter Stegen. /Telegrafi/