Klubi katalunas, Barcelona thuhet se është shumë afër nënshkrimit të Marcos Alonsos nga Chelsea.
Barcelona ka bërë plot pesë transferime në afatin kalimtar të verës, por nuk dëshiron të ndalet, pasi synon të përforcohet edhe më tej.
Mbrojtesi spanjoll i Chelseat, Alonso, është njëri nga objektivat kryesor dhe tashmë thuhet se është afër nënshkrimit.
Sipas gazetarit Fabrizio Romano, bisedimet thuhet se po përparojnë mirë me Chelsean, pas përfundimit të marrëveshjes me Marc Cucurella.
Kushtet personale kanë rënë dakord muaj më parë dhe një marrëveshje mes klubeve tani është vërtet afër.
Klubet thuhet se presin dritën jeshile nga trajneri Thomas Tuchel. /Telegrafi/