Juventusi dhe Barcelona thuhet se janë në bisedime për lojtarin Federico Bernardeschi.
Zonja e Vjetër nuk llogaritë më në mesfushorin dhe në verë po planifikon shitjen e tij.
Nuk është hera e parë që katalunasit interesohen për Bernardeschin, pasi edhe në verën e kaluar e në këtë janar tentuan transferimin e tij.
Kampioni i Serie A-s është i gatshëm të lejojë largimin e tij, mirëpo që kërkon një shkëmbim lojtarësh.
Sipas Tuttosport, Juventusi po kërkon Samuel Umtitin dhe Ivan Ratkiticin në marrëveshje për ta lënë lojtarin të largohet.
Barcelona thuhet se do të lejojë largimin e dy lojtarëve, vetëm që t’i marrë shërbimet e Bernardeschit. /Telegrafi/