Telegrafi

Barcelona afër nënshkrimit me Cillessenin

Portieri holandez, Jasper Cillessen është i preferuari i Barcelonës si zëvendësues i Carlos Bravos.

Sipas De Telegraaf, Barcelona janë afruar në nënshkrimin e portierit të Ajaxit, Jasper Cillessen.

Kampionët e La Ligas kanë identifikuar Cillessenin, si zgjedhjen e tyre të preferuar për të zëvendësuar Claudio Bravon, i cili është në prag të përfundimit të një kalimi në Manchester City.

Lexo po ashtu Reina i ofrohet Barcelonës

Barcelona janë të vendosur të ofrojnë një shifër rreth në rajonin e 10-12 milionë eurove për nënshkrimin e reprezentuesit holandez.

Cillessen u bashkua Ajax nga NEC Nijemgen në vitin 2011 dhe ka bërë mbi 100 paraqitje për gjigantin holandez në të gjitha garat, teksa është edhe portieri numër një i kombëtares holandeze. /Telegrafi/