Telegrafi

Barcelona 5-2 Real Betis, notat e lojtarëve – Shkëlqen Messi

Barcelona ka fituar ndaj Real Betisit me rezultat të thellë 5-2 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë në La Liga.

Ekipi i Ronald Koeman i është rikthyer fitores pas katër ndeshjeve, duke triumfuar në Camp Nou ndaj Betisit.

Golat e ndeshjes u shënuan nga Ousmane Dembele (22’), Antoine Griezmann (49’), Lionel Messi (61’, 82’) dhe Pedri (90’) për Barcën, ndërsa për Betisin shënuan Antonio Sanabria (45+) dhe Loren (73’).

Lexo po ashtu Barcelona i kthehet fitores pas katër ndeshjeve, Messi shënon dy gola në fitoren e thellë ndaj Real Betisin

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht ylli argjentinas, Messi, i cili pasi u inkuadrua në pjesën e dytë dhe shënoi dy gola u notua me 8.3.

Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mbrojtësin e Betisit, Aissa Mandi që u vlerësua me notë 4.0.

Barcelona:

Real Betis:

/Telegrafi/