Barcelona ka arritur të fitojë 3-0 pas vazhdimeve ndaj Sevillas dhe të sigurojë kalimin në finale të Copa del Rey, pasi loja e rregullt u mbyll me rezultat 2-0.
Katalunasit erdhën në ndeshjen kthyese pas humbjes 2-0 në ndeshjen e parë në udhëtim dhe fituan me rezultatin e njëjtë gjatë 90 minutave për të çuar ndeshjen në vazhdime dhe për të siguruar pastaj.
Golat në këtë fitore të ekipit të Ronald Koeman u shënuan nga Ousmane Dembele (12’), Gerard Pique (90+) dhe Martin Braithwaite (95’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte sulmuesi argjentinas, Lionel Messi, i cili u vlerësua me notë 8.5.
Në anën tjetër, nota më e ulët e takimit shkoi për mesfushorin Fernando që u notua me 5.8.
Notat e lojtarëve
/Telegrafi/