Telegrafi

Barcelona 3-0 Las Palmas: Vlerësimi i futbollistëve, Messi me notë maksimale (Foto)  

Messi po përjeton një super-formë këtë fillim sezoni, ndërsa ka qenë i lidhur edhe më parë me Man Cityn

Barcelona ka fituar ndaj Las Palmasit me rezultat 3-0 në kuadër të javës së shtatë të kampionatit spanjoll.

Gjiganti katalunas ka vazhduar serinë e fitoreve në La Liga, duke arritur edhe të shtatën radhazi në po kaq ndeshje.

Lexo po ashtu Barcelona vazhdon rekordin e qind për qind në La Liga, fiton ndaj Las Palmasit në Camp Noun e zbrazët (Video)

Golat në këtë ndeshje për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Sergio Busquets (49’) dhe dy tjera Lionel Messi (70’, 77’).

Messi duke festuar njërin nga golat e tij

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht Messi, i cili u vlerësua me notë maksimale 10, ndërsa nota më e ulët shkoi për mesfushorin Hernan Santana, që u notua me 5.9.

Te Barcelona vlerësimin më të ulët e morën Aleix Vidal dhe braziliani Paulinho. /Telegrafi/

Barcelona:

Paraqitje pozitive patën edhe Suarez e Busquets

Las Palmas: 

Te Las Palmasi dështuan edhe Tana e Calleri