Telegrafi

Barcelona 2018/19: Ardhjet, largimet dhe lojtarët të cilët Barça është duke i ndjekur

Foto: Marca

Pas titullit të Ligës dhe Kupës së Mbretit, ekipi i Ernesto Valverde nuk është që ka qenë shumë i zëshëm deri më tani në këtë afat kalimtar.

Por, pasi ka edhe më shumë se një muaj deri te mbyllja e afatit kalimtar të verës, normalisht që pritet ndonjë goditje tjetër.

Më poshtë keni një përmbledhje të asaj që Barça kë bërë gjatë afatit veror:

Rikthimet nga huazimet: Rafinha (Inter), Sergi Samper (Las Palmas), Munir El Haddadi (Alaves), Douglas (Benfica), Marlon (Nice).

Ardhjet: Arthur Melo (Gremio), Clement Lenglet (Sevilla), Malcom (Bordeaux).

Largimet: Andres Iniesta (Vissel Kobe), Gerard Deulofeu (Watford),  Paulinho (Guangzhou Evergrande), Marc Cardona (Eibar), Adrian Ortola (Deportivo), Douglas (Sivasspor).

Ka shfaqur interesim për: Aleksandr Golovin (CSKA), Frenkie de Jong (Ajax), Thiago (Bayern), Adrien Rabiot (PSG), Willian (Chelsea). /Telegrafi/