Barcelona ka fituar ndaj Malagas me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e nëntë të kampionatit spanjoll.
Gjiganti katalunas i është kthyer fitoreve në La Ligas pas barazimit ndaj Atletico Madridit, duke vulosur dominimin në këtë fillim sezoni.
Golat në këtë takim për skuadrën e Ernesto Valverdes u shënuan nga Gerard Deulofeu (2’) dhe Andres Iniesta (56’).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Lionel Messi, i cili u notua me 8.3, ndërsa nota më e ulët shkoi për Adrian Gonzalez me notë 5.6.
Te Barcelona vlerësim të lartë patën edhe shënuesit e ndeshjes, Deulofeu dhe Iniesta. /Telegrafi/
Barcelona:
Malaga: