Telegrafi

Barcelona 2-0 Athletic Bilbao, notat e lojtarëve

Lionel Messi (Getty Images)

Barcelona ka fituar në shtëpi ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të të La Ligas.

Skuadra e Ernesto Valverdes ka vazhduar pa humbje edhe pas javës së 29-të pasi e ka mposhtur Bilbaon në një ndeshje te dominuar totalisht.

Golat në këtë ndeshje për gjigantin katalunas u shënuan nga Paco Alcacer (6′) dhe Lionel Messi (30′).

Lexo po ashtu Barcelona vazhdon pa humbje në La Liga, fiton me lehtësi ndaj Bilbaos

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht argjentinasi Messi, i cili u vlerësua me notë 9.1.

Në anën tjetër, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për sulmuesin mysafir, Sabin Merito, i cili u notua me 6.0. /Telegrafi/

Barcelona:

Paraqitje të lartë patën edhe Coutinho dhe Alba

Athletic Bilbao:

Dështuan edhe Etxebarria dhe Lekue