Barcelona vrapoi rreth shtatë kilometra më shumë se Real Madridi në El Classico të dielën në Santiago Bernabeu.
Los Blancos luajtën me një lojtar më pak në 13 minutat e fundit, pasi Sergio Ramos u përjashtua me karton të kuq.
Pesë lojtarë të Barçës kanë tejkaluar kufirin prej 10 kilometrash, duke filluar me Sergi Roberton, i cili vrapo 12 kilometra, pastaj Ivan Raktiic, Jordi Alba (më shumë se 11 km), Sergio Busquets, Gerard Pique dhe Andres Iniesta, mbi 10 kilometra.
Te Reali, lojtarët që vrapuan më së shumti ishin Dani Carvajal dhe Toni Kroos, të dy mbi 10 kilometra.
Si përfundim, lojtarët e Barcelonës së bashku vrapuan: 105,46 km, kurse ata të Realit: 98,75.
Diferenca është 6.71 kilometra, e mjaftueshme për të bërë diferencën në minutat e fundit.
Por, lojtari që ka arritur shpejtësinë më të madhe, sipas të dhënave nga La Liga, është Pique, me 33.33 km/h, pastaj Marc Asensio (33.22 km/h) dhe Cristiano Ronaldo (33.14 km/h). /Telegrafi/