Telegrafi

Barça thumbon Chelsean me një foto të Iniestas pasi mësuan shortin (Foto)

Barcelona dhe Chelsea do të ndeshen mes vete në fazën e parë të eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve.

Shorti i Ligës së Kampionëve për raundin e 16-të të Ligës së Kampioneve 2017/18 të hënën në qytetin zviceran të Nyonit ka bërë që të ndeshen dy skuadrat që kanë histori të mira dhe të hidhura nga njëra-tjera.

Gjiganti katalunas, Barcelona do të ndeshet me kampionin aktual të Ligës Premier, Chelsean, me ndeshjen e parë që do të jetë në Stamford Bridge të martën më 20 shkurt dhe atë të kthimit në Camp Nou të mërkurën e 14 marsit.

Kjo do të jetë ndeshja e shtatë që të dy klubet janë takuar njëra me tjetrën në epokën e Ligës së Kampionëve – por pesë vjet kanë kaluar që nga episodi i fundit i asaj që ishte zhvilluar në një rivalitet interesant që kapi imagjinatën e futbollit botëror.

Londinezët fituan kur u ndeshën për herë të fundit në gjysmëfinale të vitit 2012, në rrugën drejt titullit të tyre të vetëm të Ligës së Kampionëve, por Barça kishte dalë në krye të të njëjtës fazë në vitin 2009, vit i paharrueshëm i Andres Iniesta.

Dhe ishte vet skuadra katalunase që ka kujtuar momentin e golit të mesfushorit spanjoll, gol i cili i kualifikoi tutje në Ligën e Kampionëve.

Shorti me Chelsean dhe fotografinë e Iniestas u shërbeu Barçës që të lëshoj edhe një thumbim në profilin e tyre zyrtar në Twitter në drejtim të Bluve: “Ne kemi momente të mira nga Stamford Bridge”, kanë shkruar katalunasit.

ndryshe, kjo ndeshje do të jetë emocionuese për dy futbollist të Chelsea, Cesc Fabregas dhe Pedro Rodriguez, të cilët janë rritur dhe kanë luajtur për shumë vite për skuadrën nga Camp Nou. /Telegrafi/