E ardhmja e Philippe Coutinhos vazhdon të jetë një nga temat më të përfolura në botën e futbollit.
Por, kalimi i tij te Barcelona nuk pritet të ndodh gjatë janarit.
Sipas ‘Radio Catalunya‘, klubi katalunas ka vendosur që mos ta transferojë brazilianin gjatë afatit kalimtar të janarit.
Kjo pasi ata nuk mundësi ta përdorin në Ligën e Kampionëve, për La Liga nuk është shumë i nevojshëm pasi titulli me shumë mundësi do t’i takojë atyre.
Pra, blerja e tij është shtyre, por jo anulua, kjo pasi pritet të ndodh verës.
Lojtari aktualisht është duke shkëlqyer te Liverpooli dhe është duke dhënë maksimumin për t’i siguruar Reds një vend në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
Çmimi i lojtarit është rreth 150 milionë euro. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=du5ysa62IxI