Site icon Telegrafi

Barca tërheq interesimin për Lautaron

Lautaro Martinez (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Barcelona e ka ndërprerë interesimin për sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez – bën të ditur Calciomercato.

Blaugranët e kanë kërkuar argjentinasin gjatë kësaj vere, mirëpo nuk kanë arritur marrëveshje me Interin për transferimin e tij.

Për më shumë, ata nuk deshën ta paguanin klauzolën për prishjen e kontratës së tij, e cila tashmë ka skaduar.

(Foto: Wolfgang Rattay/Pool via Getty Images/Guliver)

Ndërkaq, që nga angazhimi i Ronald Koeman në postin e trajnerit, objektivi kryesor ka qenë largimi i lojtarëve, para se skuadra të angazhojë futbollistë të rinj.

Lexo po ashtu Agjentët: Lautaro qëndron te Interi, nuk ka asgjë me Barcën dhe Realin

Kur ka mbetur edhe afro një javë deri në mbyllje të afatit kalimtar, Interi do ta kishte të vështirë të gjejë zëvendësim, prandaj transferimi është thuajse i pamundur, kështu që Barca ka hequr dorë nga Lautaro në këtë afat kalimtar. /Telegrafi/

Exit mobile version